“Serveri i Tatimeve”, komisioni gati
të nisë punë, përdoren dhe filmimet

“Serveri i Tatimeve”, komisioni gati<br />të nisë punë, përdoren dhe filmimet
TIRANE - Komisioni Hetimor për serverin e tatimeve, i kërkuar me ngulm nga demokratët është gati të nis nga puna në Kuvend. Mbledhja e djeshme ka qenë një mbledhje pa debate, për shkak se të dyja palët në komision miratuan rregulloren e brendshme të funksionimit të komisionit. Ndërkohë në seancën e ardhshme duket se do të fillojë edhe diskutimi në thelb i kësaj çështjeje, pasi do të nis vlerësimi i të dhënave paraprake për serverin e tatimeve.
 
Kryetari i këtij komisioni, Arben Ristani ka theksuar se opozita ka mjaft fakte dhe do të kërkojë edhe një sërë materialesh për këtë çështje në mënyrë që të zbardhet e gjithë ngjarja.
 
Ndërkohë që nënkryetari i këtij komisioni, Blendi Klosi njësoj siç është shprehur edhe në mbledhjen e parë por edhe në media, beson se nga kjo histori nuk ka asgjë për tu zbuluar, pasi edhe nga hetimet e kryera rezulton që nuk është zbuluar asnjë fakt që të dëshmojë fshirjen e ndonjë materiali në serverin e tatimeve.
 
Në mbledhjet e ardhshme, demokratët kanë bërë me dije se në mbledhjet e ardshme do të kërkojnë të kenë të gjithë informacionin lidhur me këtë çështje, ndërkohë që pritet demokratët do të kërkojnë të përdoren edhe pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë. Paralelisht me këtë komision, është duke u zhvilluar edhe komisioni hetimor për emërimet në administratë, për të cilët demokratët kanë pretenduar se shumë prej tyre janë me të shkuar kriminale.
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) dt.4 Shkurt 2015-02-04
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë