“Shamikuqja”, filmi turk i 1977-s
çel garën për “Gladiatorin e Artë

“Shamikuqja”, filmi turk i 1977-s<br />çel garën për “Gladiatorin e Artë
TIRANE- “Shamikuqja” e restauruar që gjendej në AQFSH që nga viti 1977, ka qenë i pari film që ka dhënë sinjalin për shfaqjen të filmave më të rinj që garojnë për “Gladiatorin e Artë” dhe Türkan Soray, aktorja e famshme turke, e njohur në të gjithë botën me kët film është e ftuara e nderit e këtij edicioni. Festivali Ndërkombëtar i Filmit u çel mbrëmë në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Këtë vit për herë të parë në festival përfshihet dhe struktura e artit figurativ që sjell bienalen ndërkombëtare të artit në Durrës.

Drejtoresha artistike e festivalit, Anila Varfi, u shpreh se “Durrës International Film Summerfest” është aktiviteti kryesor veror në Shqipëri që fokusohet në përpjekjet për të vendosur lidhje të forta midis Shqipërisë dhe shteteve të saj fqinje si dhe nga Europa, dhe do të lartësojë kinemanë në të gjitha format e saj. “Festivali gjithashtu mbështet dhe e ka mision të tij rritjen profesionale të marrëdhënieve në të gjitha sferat e prodhimit të filmave. Ardhja e yjeve Hollivudianë si Francis Ford Coppola, Milos Forman, Claudia Cardinale, Paolo Sorrentino, Marco Bellocchio, Kyrzystof Zanussi e shumë të  tjerë, ka rritur nga viti në vit pritshmërinë e audiencës sonë tradicionale dhe të re”, tha Varfi.

Drejtoresha artistike e vlerësoi shfaqjen e filmit “Shamikuqja”,  që rrëmbeu zemrat e gjithë shqiptarëve në fund të viteve’70-të. Filmi i saporestauruar në mënyrë simbolike u shfaq në çeljen e festivalit, ndërsa kolona zanore e tij u interpretua live me ballama dhe fyell”. Festivali do të mbahet deri më 14 shtator. 12 filma nga produksionet më të fundit evropiane janë për konkurrimin në seksionin "Vizione Bashkëkohore", por festivalit nuk i mungojnë dhe dy filmat shqiptarë “Amaneti” i Namik Ajazit dhe “Tri dritare dhe një varje” me regji nga Isa Qosja. Seksioni i filmit ballkanik quhet “Botë Ballkanike” dhe përfshin në garë 6 filma, të cilët do të gjykohen nga një juri e përbërë prej Hrivoje Hribar, Genti Kames dhe Teuta Krasniqit.

“Filmi i Shkurtër i Studentëve Shqiptarë” është seksioni që i kushtohet talenteve të reja në fushën e kinematografisë, dhe sipas drejtoreshës Anila Varfi futen në garë për çmimin “Bukuroshja e Durrësit” studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, ndërsa FIPRECI do të japë çmimin e tij për filmin më të mirë të shkurtër të studentëve shqiptarë. Juria e këtij seksioni do të drejtohet nga kandidati për çmimin “Oskar 2013”, Tom Van Avermaet. Çmimi i Karrierës këtë vit do t’i shkojë kineastit Viktor Gjika, dhe aktores së mirënjohur Marta Burda, por Gladiatori i Artë - Çmimi për Arritje në Karrierë do të laureojë me këtë titull aktoren, regjisoren dhe shkrimtaren turke Turkan Soray.

shamikuqja



















Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri