“Shpella e Shkruar e Lepenicës”
Monument Kulture?

“Shpella e Shkruar e Lepenicës”<br />Monument Kulture?
VLORË –  Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare – Vlorë,  po përgatit gjatë këtyre ditëve  një dokumentacionin të plotë mbi “Shpellën e Shkruar e Lepenicës”, që ky objekt të shpallet Monument Kulture dhe të mbrohet nga shteti.

Në njoftimin e kësaj Drejtorie, të shoqëruar dhe me fotot e specialistit N.Bajrmaj, theksohet se nisur nga vlerat e papërsëritshme që paraqet ky objekt, por dhe dëmtimeve që u janë bërë shkrimeve prehistorike pas viteve 1990, në mbrojtje të trashëgimisë do t’i kërkohet së shpejti instancave përkatëse ‘çertifikimin” e këtij objekti.

“Shpella e Shkruar e Lepenicës”,  ndodhet në rrjedhën e mesme të Lumit të Vlorës, 800 m mbi nivelin e detit, në faqen lindore të malit të Lepenicës.

antropomorf
(Figurë Antropomorfe në Shpellën e Shkruar të Lepenicës, Vlorë.)

Në pasuritë e Vlorës përfshihen edhe disa shpella, siç është dhe shpella e shkruar e Lepenicës, është Grama me mbishkrimet historike, një ndër mrekullitë e fshehura të Vlorës.

Edhe pse ky objekt u bë i njohur për studiuesit dhe vizitorët vetëm pas viteve 1970, ai paraqet 19 figura antropomorfe njerëzish të stilizuara,  8 figura gjeometrike të çrregullta, ku në qendër të tij  është edhe  figura e një njeriu, që tregon një kult, një nderim ndaj njeriut, nga ku mendohet se kjo pikturë i përket fundit të mijëvjeçarit III p.e.s.

Vizatimet e realizuar me bojë minerali ngjyrë kafe dhe që datojnë në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit, flasin dhe tregojnë gjithashtu edhe për një nivel të lartë të artit neolitik në vendin tonë.

“Shpella e Shkruar e Lepenicës”, në vitin 1930 është vizituar nga Shtjefën Gjeçovi i shoqëruar nga patrioti vlonjat Tol Arapi.

Për Shpellën e Lepenicës, kanë shkruar dhe ralizuar disa studime mjaft personalitete të shkencës si Prof.Myzafer Korkuti, Prof.Dhimitër Shuteriqi, Dr.Shpend Bengu,etj.

Sakaq, Shpella e Lepenicës, Shpella e Banuar e Velcës, Kodërvarret e Brusnjes, Qytetet Antike të Amantias dhe Olimpias, Kalaja Ilire e Cerjes dhe ajo Mesjetare e Vranishtit, flasin për vazhdimësinë e jetës në këto treva qysh në periudhat prehistorike. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE