TIRANE - Lëvizja “Shqipëria e Re” nën moton “Ndal korrupsionit në drejtësi” protestoi sot duke kërkuar shkarkimin e shefit të komisariatit numër 6 në Tiranë, Dritan Lamaj. Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin Nënë Tereza duke marshuar më pas në shenjë simbolike drejt sheshit Skënderbej. Protesta e lëvizjes Shqipëria e Re pason një denoncim publik dhe kallëzim penal ndaj shefit të komisariatit 6 Dritan Lamaj mbi dhunën që sipas tyre ky i fundit ka ushtruar ndaj disa sipërmarrësve dhe qytetarëve të thjeshtë.
"Jemi mbledhur këtu për të denoncuar shantazhin dhe dhunën e një shefi komisariati ndaj qytetarëve dhe sipërmarrësve. Kërkojmë nga ministri i Rendit që të shkarkojë Dritan Lamajn dhe të përballet me ne para drejtësisë si një qytetar i thjeshtë".
Në këtë protestë foli dhe përfaqësuesi i "Alternativës Civile" Mentor Kikia si dhe ambientalisti i njohur Sazan Guri i cili denoncoi dhunën e këtij komisariati në ambientet e Kampusit Universitar Vitrina më 17 janar të këtij, duke thënë se 6 mijë studentë dhe qindra pedagogë janë ndjerë të dhunuar nga policia brenda ambienteve universitare në mënyrë të paprecedentë.
Protesta e Lëvizjes Shqipëria e Re vjen në ditën kur policia njoftoi arrestimin e një sipërmarrësi Arben Frroku, aktivistë të lëvizjes shpërndanë dhe një foto të sipërmarrësit të arrestuar ku ai kishte një hematoma të madhe në sy. Protestuesit thanë se sipërmarrësi Frroku është dhunuar fizikisht në ambientet e komisariatit 6 në Tiranë. Sipas protestuesve Arben Frroku u arrestua pa asnjë arsye vetëm dy ditë pasi doli para kamerave dhe denoncoi shantazhin e vazhdueshëm ndaj tij të shefit të komisariatit 6 në Tiranë, Dritan Lamaj.
Ndërkohë komisariati 6 në Tiranë në një deklaratë për mediat ka sqaruar se sipërmarrësi Arben Frroku është ndaluar pasi ka kundërshtuar dhe ushtruar dhunë ndaj dy efektivave të policisë përkatësisht Korab Jata dhe Alfred Hasanbelliu. Sipas deklaratës së policisë Frroku është ndaluar pranë vendit të quajtur “Misto Mame” me mjetin Benz AA008DC. Patrulla e policisë ka kërkuar verifikimin e dokumentacionit. Por Frroku nuk i ka paraqitur dokumentet dhe nuk ka pranuar të identifikohet ndërkohë që ka zbritur nga makina dhe ka ushtruar dhunë ndaj dy policëve të sipërpërmendur.
(dn/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com