Shqiptarët që jetojnë në Kanada kanë mbyllur festimet e muajit të trashëgimisë shqiptare në Ontario me vallen “Kuq e zi” në mes të ndeshjes së Toronto Raptors dhe Filadelfia para një publiku të shumtë kanadez.

Për të tretën herë radhazi ideatori e organizatori i Albanian Heritage Night, Bujar Zejnullahu, anëtar i Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze  së bashku me grupin e valleve ” Shqiponjat e vogla” me koreografi të Ramazan Këllezit, President i SHBSHK, performuan në mes të ndeshjes së Toronto Raptors dhe Filadelfia para një publiku të shumtë kanadez vallen e krijuar sipas këngës tashmë hymn “Kuq e Zi”.

Numri i shqiptarëve në sallë ishte me i madh se çdo vit, por nuk munguan as simbolet kombëtare që e bënë edhe me kuq e zi stadiumin e ACC(Air Canada Center), shkruan ATSH. Të ftuar të nderit ishin Ermal Muça, ambasadori Shqiptar në Otavë dhe Lulzim Hiseni, ambasadori i Kosovës në Otavë.

“Nuk ka më bukur se të festosh 28 nëntorin ditën e Flamurit mes një publiku kaq të madh kanadez me simbolet tona kombëtare. Gëzuar Festën vëllezër e motra kudo ku jeni! Të pranishëm ishin edhe 2 gazetarë të KTV Kosovë si dhe i përhershmi Pasqyra Shqiptare dhe producenti Ilir Lena “, shkruhet përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com