“Shqiptarja.com” denoncoi në 
muajin mars përgjimet nga SHISH

“Shqiptarja.com” denoncoi në <br />muajin mars përgjimet nga SHISH
TIRANE- Përgjimet e paligjshme të SHISH ndaj zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe deputetëve të saj, është denoncuar në muajin mars nga gazeta “Shqiptarja.com”. Në datën 2 mars 2014, gazeta informonte se lidhur me 8 emrat e personave për të cilët agjentë të SHISH, kanë marrë direktiva nga drejtuesit e tyre, për t’i mbajtur nën vëzhgim të plotë.

Një burim, i cili është pjesë e skemës së ndjekjeve operative i tha gazetës në atë periudhë, se bëhet fjalë për deputetin e LSI-së Spartak Braho, këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, Ermal Beqiri, Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj, prefektin e Vlorës Besnik Dervishi, kryebashkiakun e këtij qyteti Shpëtim Gjika, Drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, si dhe shefin e qarkullimit në Vlorë Ilir Rrokaj.

Sipas agjentit, këto janë vetëm pak emra, ku para pak kohësh dhe ende sot, mbahen në përgjim dhe vëzhgim nga strukturat e SHISH,kjo pasi janë njerëzit më të përfolur nga partia Demokratike. Çdo informacion i përditësuar rreth lëvizjeve të tyre, takimeve në kafene, telefonatat e kryera dhe hyrje-daljet në institucionet qeveritare, dërgohet i përditësuar në drejtorinë qëndrore. Ndërkohë që shumë nga këto informacione të shoqëruara dhe me dokumenta konkrete janë publikuar nga Partia Demokratike, gjatë konferencave të shtypit.

shqiptarja

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion