“Shtigje Rinore”, mbledh në Tiranë
40 të rinj nga Ballkani Perëndimo
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO), startoi nismën “Shtigje Rinore”, një program që synon të promovojë vlerat e OSBE-së mes të rinjve të Ballkanit Perëndimor.
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Prezencën e
OSBE-së në Shqipëri dhe Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO), startoi nismën “Shtigje Rinore”, një program që synon të promovojë vlerat e OSBE-së mes të rinjve të Ballkanit Perëndimor.
Nisma mbështetet financiarisht nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe përfshin 40 të rinj nga vende të Ballkanit Perëndimor në një program trajnimi dhe sesione diskutimi, si dhe në aktivitete sociale dhe në natyre që po mbahen në Tiranë më 13-17 shtator 2017.
Kjo veprimtari zhvillohet në kuadrin e aktiviteteve me rastin e 20-vjetorit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, në vazhdën e punës së Prezencës për rritjen dhe zhvillimin e demokracisë, bashkëpunimit, paqes dhe sigurisë si vlera kryesore të OSBE-së.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku duke përshëndetur të rinjtë pjesëmarrës, theksoi se nisma të tilla janë një mundësi e mirë jo vetëm për të njohur kulturat dhe traditat e vendeve pjesëmarrëse, por edhe për afrimin e popujve ballkanik drejt një të ardhme të përbashkët.
Mazniku nënvizoi faktin se të rinjtë janë të zhveshur nga komplekset dhe historitë e së shkuar dhe për këtë arsye janë një mundësi shumë i mirë për të afruar më shumë vendet e rajonit me njëra-tjetrën.
Në fjalën e tij, Ambasadori Bernd Borchardt, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, tha se brezi i ri duhet te vazhdojë përpjekjet e tanishme politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor për pajtim dhe për bashkëpunim.
“Ju ftuam këtu që të takoheni me bashkëmoshatarët tuaj nga rajoni, që të bëheni shokë me njëri-tjetrin, por edhe që të diskutoni rreth praktikave më të mira në fushat e angazhimit të OSBE-së, si dhe që të argëtoheni në kohën e lirë.
Por ne gjithashtu presim mendime, rezultate, kontribute nga ju në lidhje me punën tonë”, u tha Ambasadori Borchardt të rinjve nga mbarë rajoni që i janë bashkuar kësaj nisme.
Aktivitetin hapës e përshëndetën edhe Johan Sattler, Ambasador i Austrisë në Shqipëri; Djuro Blanusa, Sekretar i Përgjithshëm i RYCO; si dhe Odeta Barbullushi, Zv. Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 1025
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56