“Siguria fillon nga unë”, 70 nxënës
diplomohen nga Policia e Shtetit

“Siguria fillon nga unë”, 70 nxënës <br />diplomohen nga Policia e Shtetit
TIRANE- Me një mesazh për shoqërinë dhe me sloganin “Siguria fillon nga unë” afro 70 fëmijë të shkollës “Edit Durham” në kryeqytet janë diplomuar nga Policia e Shtetit. Sipas organizatorëve njohja me policinë dhe rritja e besimit kanë qenë ndër temat kryesore të trajtuara gjatë akademisë me nxënësit.

Me sloganin “Siguria fillon nga unë”, Policia e Shtetit ka menduar të krijojë barrierë për fenomenet negative në shoqëri dhe synon të ndalë krimin duke filluar me edukimin e fëmijëve.

Afro 70 fëmijë të shkollës “Edit Durham” në Tiranë janë diplomuar në përfundim të akademisë së policisë për ta, ndërsa të vegjlit kanë një mesash për sensibilizimin e shoqërisë.

Projekti do të shtrihet dhe në shkolla ku Policia e Shtetit është e fokusuar në rritjen e kapaciteteve për policimin në komunitet, si një nga format më efikase për luftën ndaj krimit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet