“Siguria”, debate PS-LSI për SHKB  
Rama: Rrit kompetencat e ministrit

“Siguria”, debate PS-LSI për SHKB  <br />Rama: Rrit kompetencat e ministrit
TIRANE- Projektligji i ri për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në ministrinë Brendshme, ka shkaktuar debate mes deputetëve të LSI-së dhe PS-së në Komisionin e sigurisë. Deputeti i LSI, Luan Rama u shpreh kundër disa neneve të draftit, pasi i japin ministrit më shumë kompetenca nga sa i takojnë. Madje akuzat e Luan Ramës shkuan më tej, sa të akuzonte hartuesit e ligjit se kanë marrë modelin e sigurimit të shtetit.
 
Por pavarësisht debateve, projektligji mori votat e mjaftueshme për të kaluar, përfshirë edhe votat e opozitës, ndërsa deputeti i LSI Luan Rama votoi kundër.
 
Më draftin e ri për SHKB, institucioni ndryshon emërtim dhe do të quhet Shërbimi për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme. Disa nga ndryshimet themelore në krahasim me strukturën e vjetër, janë denoncimet që mund të vijnë nga çdo qytetar, kundër një polici të thjeshtë apo edhe drejtuesve të lartë të policisë. 
 
Ndërsa pika që ka shkaktuar debat është pjesa, ku Drejtori i Shërbimit ose personi i autorizuar nga ai, ka të drejtë të paralajmërojë punonjësin e strukturave për shkelje të cilat nuk përbëjnë vepër penale. 
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë