“Sonte do të luajmë pa tekst” e
Pirandelos, në Teatrin Kombëta

“Sonte do të luajmë pa tekst” e<br />Pirandelos, në Teatrin Kombëta
Të luash një teatër brenda teatrit, kjo është gjetja më interesante e një dramaturgu të madh, por edhe e vështirë për t’u realizuar.  
 
“Sonte do të luajmë pa tekst”, drama e shkruar nga Luigji Piradelo vjen si premierë në Teatrin Kombëtar në datat 20, 21, 22 Maj, ora 19:00.
Shfaqja me regji të Driada Dervishit, është duke përfunduar provat. Regjisorja rrëfen se pse zgjodhi pikërisht dramaturgun e njohur Pirandelo.

"Pirandelo pavarësisht se është një nga dramaturgët le të themi që hyn tek ata më të vështirët, mënyra se si ai e percepton dhe të gjithë mënyrën e të shkruarit të tij është shumë afër dhe pranë jetës, është shumë afër njerëzores, është shumë afër dramave  të njeriut të përditshmes dhe nga ana tjetër të dyja këto shkrihen bashkë me atë çka ndodh me realitetin në teatër", shprehet Dervishi. 
 
Në dramën "Sonte do të luajmë pa tekst", aktorit të njohur Dritan Boriçit i është besuar një kryerol, siç shprehet regjisorja, por jo më pak të rëndësishëm janë rolet që do të luhen nga aktorët Adelina Muca, Olta Daku, Met Xhelili, Sokol Angjeli, Niada Saliasi, Olta Gixhari, Amos Zaharia, Besmir Bitraku, Gent Hazizi, Neritan Licaj, Marsel Rupi. Në skenë do të ngjitet edhe koreografia e Elton Cefës me balerinët Elton Balla, Frenki Ziaj, Mateo Nushi, Evisa Lazri, etj. Drama e Pirandelos zhvillohet edhe me pjesëmarrjen e Yllka Mujos.
 
Driada Dervishi rrëfen rëndësinë  e pjesëmarrjes së aktores Yllka Mujo në premierën “Sonte do të luajmë pa tekst”

"Yllka është vërtet një fat, por nuk është vetëm një fat për mua që të jetë në stafin e kësaj trupe të madhe aktorësh, por është dhe një shembull për ata aktorë që do të vijnë të nesërmen dhe në një farë mënyre për të treguar  që disiplina artistike mund ta çojë përpara  ndoshta edhe dëshirën e gjithë brezit të ri", u shpreh Driada Dervishi.
 
 Regjisorja Dervishi është edhe autore e kësaj skenografie me detaje të kuruara me kujdes së bashku me Desantila Likën, ku kjo e fundit ka bërë edhe kostumet e aktorëve.
 

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë