“StopKorrupsionit.al”, Rama: Një klik
dhe i thoni jo zyrtarit të korruptua

“StopKorrupsionit.al”, Rama: Një klik<br />dhe i thoni jo zyrtarit të korruptua
Kryeministri  Edi Rama ka kujtuar përmes faqes së tij Facebook aplikacionin më të ri të idejuar nga Qeveria Shqiptare  për të luftuar korrupsionin, “Stopkorrupsionit.al”. Në postimin e tij, Kryeministri Rama theksoi se kush ka në dorë një telefon celular nga sot ka një armë për t’i thënë jo zyrtarit që i kërkon rryshfet.

“Mjafton një klik në platformën kombëtare online stopkorrupsionit.al dhe përmes denoncimit tuaj, ju mund të bëni në çast aleancë me zyrën e kryeministrit, ministrin përgjegjës, departamentin qeveritar antikorrupsion si edhe sallën e posaçme operacionale që ndjek në kohë reale çdo denoncim”, shkruan Rama në Facebook.

Kreu i ekzekutivit përmes postimit të tij fton të gjithë të bëjnë të tyre aplikacionin përmes internetit, ndërsa shton se aplikacioni mund të përdoret 24 orë në ditë.

“Ju mund të çoni në çast edhe foto apo video në mbështetje të denoncimit tuaj. Së bashku ne mund t’u japim përditë zyrtarëve që ju shërbejnë mesazhin e qartë se asnjë qytetar nuk është i vetëm apo i pambrojtur përballë tyre. Mjafton një çast dhe një klik për t’u bërë të gjithë bashkë përballë një zyrtari që kërkon rryshfet!

Ne do të jemi përkrah kujtdo që do të kërkojë ndihmën tonë. Për të zgjidhur problemin tuaj me drejtësi dhe pastruar së bashku administratën nga zyrtarët e korruptuar. Kurajo!”, përfundon Kryeministri Rama postimin e tij.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë