“Super e marta”, votohet në 12 shtete 
Trump favorit, betejë Klinton-Sanders

“Super e marta”, votohet në 12 shtete <br />Trump favorit, betejë Klinton-Sanders
Kandidatët republikanë dhe demokratë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës konkurrojnë sot në zgjedhjet e cilësuara të super të martës, ku do të votohet në 12 shtete amerikane. 

Në votimet e zhvilluara deri tani brenda partive në katër shtete, Donald Trump udhëheq mes kandidatëve republikanë dhe Hillary Clinton demokratët. Vetë Trump gjatë një mitingu me mbështetësit e tij në Tenesi tha se të gjithë duhet të shkojnë të votojnë sespe e marta do të jetë një ditë historike.
 
Rivalët e tij, Ted Cruz dhe Mark Rubio ndërkohë kanë pritshmëri shumë më të ulëta dhe i mjaftojnë që të fitojnë një shtet cilindo qoftë. Madje për Cruz situata është vendimtare pasi nuk ka të sigurt fitoren as në shtetin e tij, Teksas.

Nga ana tjetër strategjia e Hillary Clinton është të marrë votat e votuesëve me ngjyrë të cilët në shumë raste janë përbuzur. Sondazhet nuk e nxjerrin ish Sekretaren amerikane të Shtetit shumë para, duke pritur një garë të fortë nga senatori Bernie Sanders.

Të martën pretendentët republikanë do të garojnë për vota në Alaska, Alabama, Arkansas, Xhorxhia, Masaçusets, Minesota, Oklahoma, Tenesi, Teksas, Vermont dhe Virxhinia. Demokratët gjithashtu garojnë në këto shtete me përjashtim të Alaskës, ndërsa për ta votohet edhe në Kolorado dhe në Samoan amerikane.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptara.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë