“Superpremtimi” i Poroshenkos: 
Këtë javë mer fund lufta me Rusinë!

“Superpremtimi” i Poroshenkos: <br />Këtë javë mer fund lufta me Rusinë!
Luftimet në Ukrainë do të marrin fund këtë javë. Ky është premtimi i liderit të sapozgjedhur Petro Poroshenko vetëm një ditë pas betimit të tij si president i Ukrainës. Komenti i presidentit erdhi pas takimit me të dërguarin e posaçëm të OSBE-së në Europë, Heidi Tagliavini dhe ambasadorin rus në Kiev, Mikhail Zurabov. 

Poroshenko sugjeroi zhvillimin e takimeve të mëtejshme me aleancën tre palëshe, të ashtuquajtur “Grupi i kontaktit” në përpjekje për të arritur zgjidhjen e konflikteve në lindje të vendit. 

Në fjalimin e tij, manjati 48-vjeçar kërkoi që separatistët në lindje të dorëzonin armët duke garantuar si dëmshpërblim lirimin nga të gjitha akuzat. 

Përfaqësues të Ukrainës, Rusisë dhe Bashkimit Europian do të takohen në Bruksel për të diskutuar borxhin e madh të gazit të Ukrainës ndaj Moskës. Më parë, Rusia ka kërcënuar uljen e furnizimeve me gaz nëse nuk gjendet një zgjidhje për shlyerjen e pagesës.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje