STAMBOLL - Një identitet i ri po lind në rrugët e Stambollit, ku demonstruesit po quhen “Çapulcu” që nga gjuha turke do të thotë vandal apo plaçkitës. Protestuesit në parkun Gezi në qendër të Stambollit festojnë me moton “Çapulcu” duke iu referuar termit që përdori për ta Kryeministri Recep Tayyip Erdogan. Ata thonë se nuk janë vandalë, por qytetarë të gatshëm për të luftuar për një arsye të mirë.

Në fillim protestat ishin paqësore dhe nisën si çështje lokale kundër prerjes së pemëve në të vetmen hapësirë e gjelbër në qendër të Stambollit. Por më pas protestat janë kthyer anti qeveritare, ku policia ka reaguar me force duke përdorur gazin lotsjellës dhe çisterna uji në disa qytete kryesore të Turqisë. “Lëvizja 'Çapulcu' do të thotë që të kemi guxim kundër qeverisë dhe forcave të policisë dhe për të mbrojtur të drejtat kushtetuese”,-tha njëri prej aktivistëve.

Kryeministri Tajip Erdogan foli në televizionin kombëtar ku denoncoi protestuesit në Parkun Gezi të Stambollit si vandalë dhe ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Çapulcu ka zënë dhe një vend tek enciklopedia online i Wikipedia-s dhe në fjalorin turqisht - anglisht që e përcaktojnë si një folje që do të thotë të luftosh për të drejtat e tyre ose të kërkosh të drejtën që të trajtohesh si jë qënie njerëzore.

Fjala e re dhe demonstratat me më shumë gjasa do të shënojnë një kapitull të rëndësishëm në historinë e Turqisë. Ajo paraqet një sfidë të re për Drejtësi dhe Zhvillim që Partia në pushtet nuk ka hasur më parë.

Redaksia Online
(l.ç/b.y/shqiptarja.com)