“Tërmet” në poliklinika
hetohen 9 për vërtetime false

TIRANE- Policia ka proceduar në hetim të lirë 3 agjentë sigurimesh, 3 mjekë si dhe 3 punonjës informacioni për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”. Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, mbi bazën e informacioneve, arrestoi në flagrancë shtetasit Rodolf.F dhe Shkëlzen.F, të cilët kishin dispononin disa dokumenta si “Certifikata mjekësore për vizë hyrje”, të paplotësuara me nënshkrime si dhe vula të disa mjekëve, të Qëndrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë.

Nga kryerja e veprimeve proçeduriale, rezultoi se shtetasit Rodolf.F dhe Shkëlzen.F, përfitonin kundrejt vlerës 300-500 lekë nga shtetasit Artan.B, dhe Bujar.M, me detyrë mjekë pranë Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, formularë të paplotësuar por të nënshkruara dhe të vulosura prej tyre me qëllim, për tu shitur personave që aplikonin për vize pune në ambasadën Greke në Tiranë.

Sa më sipër, pas kryerjes së veprimeve hetimore në prani të Prokurorisë u bë marrja si persona nën hetim e shtetasve Rudolf. F, 44 vjeç, agjent sigurimesh pranë një kompanie private, Shkëlzen.F, 34 vjeç, agjent sigurimesh, Bashkim.K, 44 vjeç, agjent sigurimesh, Bujar.M, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek pranë Qëndrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, Artan.B, 42 vjec, banues në Tiranë, me detyrë mjek prane Qendrës Shëndetësore nr 9 në Tiranë dhe Vera.V, 43 vjeçe, banues në Tiranë, me detyrë punonjëse informacioni pranë Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, pasi 3 të fundit dyshohen se kanë konsumuar veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”, “Shpërdorim i detyrës” të parashikuara nga nenet 259-248 të Kodit Penal. U procedua edhe Linë.K, 54 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse informacioni pranë Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë. Ministria e Shnëdetësisë tha se ky veprim shpreh qartë vullnetin e palëkundur politik të qeverisë për të luftuar korrupsionin. 

Shkrimi u publikua sot 26 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)  

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Lundrimet Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas do të vijojnë normalisht

Moti i keq/ Lundrimet Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas do të vijojnë normalisht