“T’i vëmë shkelmin Francës”, ja
fushata e ISIS në rrjetet sociale

“T’i vëmë shkelmin Francës”, ja<br />fushata e ISIS në rrjetet sociale
Pas sulmeve të përgjakshme të së premtes së kaluar në Paris, ku humbën jetën 129 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën, ISIS duket se po vazhdon fushatën ndaj Francës edhe në rrjetet sociale.
 
Daily Mail ka publikuar disa foto ku mbështetës të ISIS në faqet e tyre në twitter, kanë zëvendësuar fotot e profilit, me flamurin francez, mbi të cilin është vendosur një shenjë këpuce ushtarake dhe mbishkrimi “t’i vëmë shkelmin Francës.

isis

isis
 
Ndërkohë vetëm pak orë pas sulmeve terroriste në Paris, rrjetet sociale ishin veshur me tringjyrëshin e Francës, në shenjë solidariteti ndaj këtij kombi i cili ishte në zi për shkak të sulmeve.
 
Përdoruesit e facebook shpërndanë fotot e tyre të profilit me ngjyrat e flamurit frances si dhe postuan foto të shkrepura në vendet turistike të Francës. Mediat sociale u shfrytëzuan po ashtu edhe për gjetjen e të zhdukurve në Paris me hashtagun #rechercheparis, Paris kërko.
 
Disa nga ndërtesat dhe monumentet më të njohura në botë, u ndriëuan me ngjyrat e flamurit frances. Por përdoruesit e facebook kanë kritikuar themeluesin Mark Zuckerberg, i cili ende mban foton e tij të profilit me ngjyrat e Francës.

fb

Shumë prej përdoruesve të FB-së kanë ngritur pyetjen se përse Facebook, nuk ka ofruar edhe flamurin Liban, ku 43 persona u vranë nga një sulm terrorist.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës