“Ta bëjmë Shqipërinë si Ukrainën”!
A po provokon Basha luftë civile?

“Ta bëjmë Shqipërinë si Ukrainën”!<br />A po provokon Basha luftë civile?
Ditën e djeshme, i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Lulzim Basha bëri një deklaratë të papritur. “Ekspertë ndërkombëtare me eksperiencë në organizimin e mosbindjeve civile në vende të ndryshme, si përshembull Ukraina janë duke na ndihmuar në organizimin e protestave dhe mosbindjes civile që nis javën e ardhshme”.

Lulzim Basha nuk përmendi emra se cilët janë këta ekspertë, por thjesht paralelja me Ukrainën, një vend ku protestat paqësore përshkallëzuan në luftë civile është shumë shqetësuese.

Me dhjetëra mijëra ukrainas kanë vdekur dhe të paktën dy milionë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, për shkak të konfliktit që nisi në vitin 2014, pas përballjes mes protestuesve pro-perëndimorë dhe forcave pro-ruse të ish-presidentit Janukoviç.

Ashtu si në Shqipëri, protestat që degjeneruan në luftë filluan pikërisht me mosbindje civile, me mbajtjen e shesit kryesor të Kievit të pushtuar për disa ditë dhe më pas, vrasja e disa protestuesve bëri që revolta të pushtonte të gjithë vendin.

Punësimi i atyre ekspertëve që kanë kontribuar për krijimin e këtij kasaphane dhe shkatërrimi në Ukrainë është një akt i paprecedent, që në mënyrë të ligjshme rrit frikën për tentimi e një skenari destabiliteti nga ana e PD, një skenar i ngjashëm me atë të vitit 1997.

Nga ana tjetër, pas thirrjes për thyrjen e xhamave, shpimin e gomave dhe sulmimin e godinës së Kryeministrisë, Basha rikthehet të sfidojë ligjin, pasi neni 211 i Kodit Penal, sanksion se provokimi i luftës apo punësimi i agjentëve të huaj për të provokuar trazira dënohet deri në 15 vjet heqje lirie. /Lexo.al


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën