Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaron se Rama përpiqet kot të intimidojë me mënyrën e tij të komunikimit prokurorinë apo median, pasi nuk do të mundin kurrësesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit.

Edi Rama, i frikësuari më i madh në Shqipëri më kot përpiqet të intimidojë me mënyren e tij të komunikimit prokurorinë apo median. Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin.

Votat e krimit që blenë dje dhe përfshirjen e ish ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk do të mundin kurrësesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit” deklaron Kryemadhi. Dje Kuvendi me votat e shumicës rrëzoi kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e Saimir Tahirit.

dy.b/shqiptarja.com