Report TV është interesuar pranë anëtarëve të komisionit për të ditur nëse kanë ndonjë datë për të filluar punën, por si në kampin e majtë, ashtu edhe në atë të djathtë, anëtarët thanë se nuk kishin përcaktuar akoma një datë për thirrjen e komisionit.
Dalja në publik e dosjes italiane të përgjimeve ndaj Habilajve, ku u implikua dhe akuzua edhe ish-ministrin Tahiri, bëri që kjo cështje të ngelej jashtë vëmendjes. Ky komision ka një afat 6 mujor, dhe muaji i parë po konsumohet pas asnjë hap përpara.
Sipas vendimit të Kuvendit, ky komision duhet të trajtohu rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit të viteve 2013, 2015 dhe 2017, të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet dhe të propozimeve të partive politike që në zgjedhjet e fundit kanë marrë secila jo më pak se 1 për qind të votave në zgjedhjet e fundit për Kuvendin.
Komisioni drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike. Ata janë Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi. Partia Socialiste ka 8 anëtarë, PD dy, dy LSI dhe katër janë aleatët e PD_së, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO









