“Të gjithë me huqe” shfaqet
 në Ibë, homazh për Trebickën

“Të gjithë me huqe” shfaqet<br /> në Ibë, homazh për Trebickën
Teatër Kame në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Tiranë dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të shfaqin më 6 maj komedinë “Të gjithë me huqe” të autorit Laurent Baffie.
 
Premiera ngjitet në skenë nga Gëzim Kame me aktorët Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku, Genci Fuga, Eriona Kakeli, Elia Zaharia, Lulzim Zeqja, Arjola Basho me rastin e 10-vjetorit të krijimit të Teatër Kame. Organizatorët pohojnë se do të jetë pjesëmarrës edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe personaliteteve të larta politike të vendit.
 
Një pjesëmarrje e tillë e ka një arsye, sepse premiera “Të gjithë me huqe” do të jetë një homazh për aktorin e ndjerë Roland Trebicka, i cili në këtë shfaqje luante rolin e tij të fundit komik. Komedia “Të gjithë me huqe” ka njohur një sukses të madh në skenat e Parisit dekadën e fundit.
 
Ngjarja zhvillohet në dhomën e pritjes së kabinetit të një psikoanalisti të madh. Gjashtë pacientë të profesioneve dhe çrregullimeve të ndryshëm të sjelljes (Tok ) presin me orë të tëra mjekun e famshëm i cili nuk vjen dot kurrë për shkak të një vonese avioni. Ndërveprimi mes tyre gjatë kësaj pritjeje të gjatë është objekt situatash komike të pafund, marrëdhëniesh njerëzore të sjella me zgjuarsi nga autori Baffie.
 
Shfaqja do të jetë në skenën e Teater Kame në Ibë gjatë të gjitha fundjavave verore në orën 20. “Një gotë verë në dorë dhe të qeshura pa fund do të shoqërojnë spektatorin nëpërmjet artistëve më të njohur të skenës shqiptare përgjatë 1 ore e 30 minutash e duke vazhduar darkën deri në agim në një atmosferë festive dhe art kulinar.”, pohojnë organizatorët.
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri