“Teknikët” e PD gati dorëheqjen
ikin pas raportit për zgjedhjet?

“Teknikët” e PD gati dorëheqjen<br />ikin pas raportit për zgjedhjet?
Dorëheqja e ministrave teknike të Partisë Demokratike është vetëm çështje kohe. Mësohet se 6 ministrat teknike dhe zv/ kryeministrja do ti paraqesin kryeministrit Rama dorëheqjen e tyre pas përgatitjes së një raporti të detajuar për parregullsitë në zgjedhje, përdorimin e administratës shtetërore dhe sjelljen e policisë.
 
Ky raport pritet të përmbyllet gjatë javës së ardhshme dhe pas kësaj, ministrat teknikë do ta konsiderojnë të përfunduar punën e tyre. Këto të dhëna do ti ofrohen OSBE/ODIHR për raportin final për zgjedhjet në Shqipëri.
 
Gjate fushatës elektorale, kryeministri Rama tha se ministrat teknikë do të largohen një ditë pas zgjedhjeve më 26 qershor.
 
Por duket se shefi i qeverisë ka vendosur të presë dorëheqjen e tyre, duke mos i shkarkuar nga detyra.
 
Sipas të gjitha gjasave, ministrat teknike do t'ua lenë fuqinë zëvendësministrave.
 
Ndërkohë që ministrat teknikë vijojnë me shpalljen e tenderave, largimeve dhe emërimeve nga administrata duke e kthyer misionin e tyre në një ‘puç teknik’.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor

Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor