“Territorialja”, Fino: 131 vendorë 
kundër hartës me 39 - 47 njësi

TIRANË - Shumica e njësive vendore janë kundër variantit të hartës së re territoriale me 39 deri në 47 bashki, përzgjedhur nga mazhoranca. Këtë fakt e pohon kryetari Komisionit të posaçëm për Reformën Administrative-Territoriale, Bashkim Fino.

Por nga ana tjetër, Bashkim Fino shprehet se vërejtjet e vendorëve do të meren në konsideratë, kur ata e argumentojnë mendimin e tyre.

Në vazhdën e konsultave dhe propozimeve në konsideratë janë marrë dhe gjykimet e camëve të PDIU-së, që kërkojnë një ndarje të hartës me rreth 60-70 njësi vendore dhe bashkimin në një njësi të vetme të komunave të Xarës, Konispolit e Markatës.

Në përfundim, Fino lajmëroi që harta përfundimtare, pas kalimit në Këshillin e Ministrave do të vijë më 31 korrik në parlament për votim.

...
Më 22 maj, komisioni, i cili është bojkotuar nga opozita, miratoi variantin 39/47, mes pesë varianteve të sjella nga qeveria, si më të përshtatshmin për hartën e re administrative të vendit. Prej gati dy muajsh, ky variant i është prezantuar strukturave të pushtetit vendor për një proces konsultimi dhe marrje mendimi. Më pas, ky variant do të kthehet në një projektligj, që do t’i propozohet parlamentit për miratim brenda këtij sesioni parlamentar (31 korrik).

Komisioni i posaçëm, që nisi nga puna më 25 prill 2014 u bojkotua nga opozita e djathtë. Megjithatë, ndryshimi i hartës administrative të vendit vlerësohet mëse i nevojshëm nga të dyja palët .Pakësimi i numrit të njësive vendore synon të përmirësojë shërbimet ndaj komunitetit, të lehtësojë proceset zgjedhore dhe të ulë koston financiare që duhet për mbajtjen e një numri mjaft të madh strukturash lokale (aktualisht rreth 373).

Reforma territoriale është mbështetur nga ndërkombëtarët, SHBA, qeveria suedeze, zvicerane, OSBE, BE, etj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë