“Territorialja”, PDIU: Vëmendje
ndarjes së komunave në jug të vendit

“Territorialja”, PDIU: Vëmendje<br />ndarjes së komunave në jug të vendit
TIRANE- Ligji për decentralizimin do të jetë gati në vjeshtë, ndërsa reforma territoriale do të realizohet brenda këtij sesioni parlamentar. Këtë e ka shprehur kreu i Komisionit të Reformës Territoriale-Administrative, Bashkim Fino. Në mbledhjen e sotme të Komisionit ka referuar Ardit Bido nga PDIU, duke u shprehur pro krijimit të njësive funksionale, për ndarjen me 60 deri në 70 njësi vendore, siç është edhe në vendet e rajonit. Bido është ndalur konkretisht tek komunat në jug të vendit, duke sjellë edhe disa propozime.
 
“Ne jemi për krijimin e njësive funksionale. Në këndvështrimin tonë ne duam të mundësojmë bashkëpunim kombëtar. Ne jemi për 60 deri në 70 njësi vendore, siç i kanë edhe vendet e rajonit. Modeli kosovar është i suksesshëm dhe ne jemi që të shikohet. Problem për ne janë komunat minoritare në jug. Ne kemi shqetësimin për funksionalitetin e komunave të tjera në jug. Ne kemi problem që janë bashkuar me Sarandën. Bashkia e Konispolit apo të Markatës, që janë çame. Xara, Konispoli dhe Markata të bashkohen në një bashki. S’kanë arsye pse të bashkohen me Sarandën. Kundërshtojmë ndarjen e Delvinës, pasi e kthen në disfunksionale. Janë disa fshatra që s’janë më minoritare. Dhe s’kanë pse të bashkohen me komunat minoritare, por të bashkohen me Konispolin. S’ka arsye që të jenë pjesë e komunave greke”, tha Bido.
 
Lidhur me këto propozime, Fino tha se do shihet me vëmendje draft-propozimi, ndërsa u shpreh kundër disa kërkesave.
 
“Nuk bie dakord me disa kërkesa tuajat. Për të ndarë disa fshatra për t’i bashkuar me ca të tjera. Megjithatë ne do e shikojmë me vëmendje draft-propozimin tuaj dhe do dalim në një konkluzion. Ndarja e zonave minoritare në fakt është e vërtetë, nuk i plotëson kushtet. Por kemi bërë një lloj përjashtimi. Siç bëmë me komunën Pustec në Pogradec”, tha Fino.
 
Vasili: Opozita të sjellë ide konkrete, jo karta parimesh
Ndërsa, deputeti i LSI Petrit Vasili është ndalur tek qëndrimi i opozitës, duke u shprehur se mazhoranca është e gatshme të dëgjojë ide konkrete nga opozita, por “jo karta parimesh”.
 
“Hapi i fundit që ndërmori opozita për këtë çështje, duhet të shkonte në një propozim. Rezoluta e opozitës ishte frikë e madhe për të marrë një vendim që mund t’i shtonte vlerat opozitës. Mazhoranca nuk përfiton kapital nga kjo reformë. Kemi marrë mbështetje nga shumica e të zgjedhurve lokale. Dhe janë respektuar të gjitha kriteret.
Opozita nuk po punon për interesat e vendit. Ne jemi gati të dëgjojmë ide konkrete nga opozita, por jo karta parimesh”, tha Vasili.
 
Fino: Për reformën kemi marrë përgjigje nga krerët e komunave
Kreu i Komisionit të Reformës Territoriale-Administrative Bashkim Fino tha se ka lexuar të gjitha përgjigjet nga krerët e komunave të vendit. Sipas Finos, edhe ata kryetarë të djathtë që u pozicionuan pro, pas presioneve nga partia e tyre ndryshuan qëndrim.
 
“I lexova përgjigjet që kanë ardhur nga kryetarët e komunave nga gjithë Shqipëria, dhe janë pozitive. Ne s’kemi bërë presion ndaj kryetarëve të komunave tona. 83 janë shprehur pro, 30 kundër nga të zgjedhurit tanë. Ka shumë absurditete pasi 10 nga kryetarët e bashkive të djathta kanë thënë jemi pro. Dhe pas presionit nga partia kanë sjellë një shkresë të dytë që thonë jemi kundër ndarjes territoriale”, tha Fino.
 
Çuçi: Sondazh për mendimet e qytetarëve
Ministri Bledi Çuçi tha se po organizohet një sondazh me qytetarët për të marrë mendimin e tyre lidhur me reformën territoriale-administrative.
 
“Ne e kemi parësore marrjen e opinioneve nga të zgjedhurit vendorë dhe nga qytetarët dhe grupet e interesit. Po organizojmë sondazh për të marrë mendimin e qytetarëve direkt. Është sondazhi më i madh në Shqipëri me 16 mijë kampionë, me një marzh gabimi me vetëm 2 % . Pas këtyre kritereve ne do t’i hapim dritën jeshile për këtë reformë”, tha ministri Çcuçi.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie