“The Economist”: Zgjedhjet serbe në Kosovë mund të shkaktojne gjakderdhje
Prestigjiozja britanike “The Economist” i ka kushtuar një artikull të posacëm zgjedhjeve serbe në 6 Maj ku jepet njëherazi alarmi se ky proces mjaft I koklavitur mund të shkaktojë gjakderdhje në Kosove.
KOSOVE- Prestigjiozja britanike “The Economist” i ka kushtuar një artikull të posacëm zgjedhjeve serbe në 6 Maj ku jepet njëherazi alarmi se ky proces mjaft I koklavitur mund të shkaktojë gjakderdhje në Kosove. “Më 6 maj francezët votojnë për presidentin, grekët dhe armenët për parlamentet e veta. Për serbët zgjedhjet jane si një “shpërthim I madh kozmik”shkruan “The Econimist” duke përmendur termin (bing bang). Serbët votojnë për presidentin, për parlamentin, për zgjedhjet lokale, për kuvendin rajonal në krahinën e Vojvodinës. Edhe në Kosovë mund të votojnë shumë serbë,por kjo është një cështje e kontestueshme dhe mund të cojë në shpërthimin e dhunës-citon “The Economist”.
Duke analizuar sondazhet më të fundit në Serbi, “The Economist” vë në dukje se lideri I radikalëve progresivë serbë (SNS), Tomisllav Nikolic mund të fitojë deri mbi 36% të votave, ndërsa presidenti i deritanishëm i Serbisë, lideri i partisë demokratike (DS), Boris Tadic mund të fitojë nën 36% . Ajo që pritet është nje raund I dytë mes dy kandidatëve dy javë më pas, që sigurisht do ndikohet nga rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të asaj dite.
“ Tadic është shfaqur si pro europian dhe pro-reformist. Por ai duket I lodhur dhe ekonomia serbe është në gjendje të rëndë. Sondazhet flasin se 80% e serbëve janë të pakënaqur dhe të zemëruar, 77% ndihen të pafuqishëm dhe të pashpresë, ndërsa 60% janë në depresion”, shkruan revista e njohur politiko-ekonomike. Rezultatet më të reja nga sondazhet thonë se radikalët progresivë të SNS dhe aleatët e tyre kanë 33.5% të votave, ndërsa demokratët e Tadic dhe aleatët e tij mbeten pas me 28.3%. Megjithatë, DS-ja ta ketë më lehtë të gjejë partnerë koalicioni sesa SNS, analizon revista.
Udhëheqësi ka gjasa të jetë Ivica Dacic, lideri I Partisë Socialiste të Milloshevicit që së bashku me aleatët mund të arrijë të fitojë deri ne 11.8% të votave. SNS u themelua ne 2008 kur Nikolic dhe Vucic “braktisën “ Partinë Radikale esktreme liderët e së cilës gjykohen ne Hagë për krime lufte,.
Teksa ka mbetur pak kohë, ende nuk dihet se çka do të ndodhë në Kosovë me zgjedhjet, shkruan “ The Economist”.
Autoritetet serbe kanë hequr dorë nga përpjekja për të organizuar zgjedhje lokale për serbët atje, ndonëse dy komuna në veriun e kontrolluar nga serbët janë të vendosur t’i zhvillojnë ato.
“Në qoftë se Serbia vendos të organizojë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në veri, pak gjë mund të bëjë Qeveria e Kosovës. Mirëpo, nëse përpiqet t’i mbajë ato në jug, ku jetojnë shumica e serbëve të Kosovës, mund të ketë gjakderdhje”, konstaton “The Economist”
“Economist”-i vë re se mund të gjendet një zgjidhje, “mbulese” për të dyja palët, një process zjedhor të organizuar nga
OSBE.
(ns/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7599
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56