Njeriu i popullit e ka cilësuar 'Huffington Post' Papa Franceskun duke pasqyruar moment nga vizitat e tij në vënde të ndrysyhme të botës  si në lagjet e varfëra të Paraguait Filipine Brazil Sradenja të Italisë etj.

Që kur që ai u zgjodh në mars të vitit 2013, ai ka bërë zgjedhje të guximshme që tregojnë për përulësinë dhe thjeshtësinë e tij.Ajo ç’ka spikat në këto vizita, sipas artikullit, është që Papa në çdo vend që ka shkuar ka përshtatur veshjen e tij të bardhë me tipologjinë e veshjeve të vëndit që ka vizituar, duke u shfaqur kështu një njeri tërësisht i përulur e i thjeshtë.

“Në shumicën e rasteve papa ka mbajtur në trupin e tij veshje apo sende të cilat simbolizonin gjëndjen e vendit që ai vizitonte, si në rastin e vizitës në Sardenjë ku ai mbante në kokë një kapelë, për të sjellë në vëmendje gjendjen e punëtorëve të papunë në Sardenjë, një nga rajonet më të varfra të Italisë.Apo edhe rasti i vizitës në Filipinë  ku ai sfidoi shirat  tajfuniane për të kryer meshën, i veshur me  një ponço të verdhë, si një bos”- shkruhet në artikull.

Papa  bën shpesh lojëra kur vjen puna për të përputhur  rrobat e tij të bardha me veshje të tjera interesante në varësi të vëndeve që ai viziton. Papa ka spikatur disa herë për vendimet e tij, duke nisur që nga vendimi për të qëndruar në një hotel të Vatikanit e jo në apartamentet luksoze papale, e për të vazhduar me refuzimin e tij për të hipur në një automjet antiplumb, me arsyetimin se  xhami do ndante atë nga ndjekësit e tij besnikë.”-shton artikulli i Huffington Post

papa

papa

papa

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)