Koreja e Veriut ka bërë përgjegjës Shtetet e Bashkuara dhe më konkretisht presidentin Barack Obama për publikimin e filmit “The interview” në të cilin flitet për një komplot ndaj udhëheqësit Kim Jong. Komisioni kombëtar i vendit akuzoi SHBA-në gjithashtu për ndërprerjen e internetit në Kore.

“Shtetet e Bashkuara, me madhësinë dhe lojën e tyre të fshehtë e të turpshme, kanë nisur ndërprerjen rrjetit të internetit të Republikës tonë. Është me të vërtetë për të qeshur”, tha një zëdhënës i komisionit në Kore.

Pas sulmit kibernetik ndaj “Sony”, ata anuluan publikimin e filmit, por kritikat e bëra nga Obama që të mos çensurohej liria e të shprehurit me mos shfaqjen e filmit,  bënë që ata të vendosnin ta publikonin. “The Interview” fitoi 1 milion dollarë natën e Krishtlindjes duke u shfaqur në 331 teatro private, pasi ato shtetërore nuk e morën përsipër pas kërcënimeve të vazhdueshme nga hackerat.

the interview
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)