Ata kanë hequr petkun e vajzave për tu kthyer “në djem”.
Edhe pse të veshura me kostume serioze, pesë sirenave të grupit nuk i mungon feminiteti dhe eleganca.
Kjo duket fare qartë në koverin e albumit të tyre.
Frankie Sandford, njëra prej anëtareve të grupit sapo ka bërë publik faktin që është tre muajshe shtatzënë.
Kjo është kënga e tretë nga albumi i ri i grupit dhe vajzat janë shprehur se ky projekt është totalisht i ndryshëm nga ato që kanë publikuar më parë.
“Në këtë video ju do të na shikoni neve me një pamje krejtësisht të ndryshme, të veshura si meshkuj.
Është absolutisht videoja më gazmore që keni parë ndonjëherë”, ka thënë Rochelle.
Tanimë mbetet të shikojmë nëse kënga e re do të ketë po të njëjtin sukses si ajo paraardhëse me titull 'What About Us", me të cilën vajzat thyen rekord me 114 mijë kopje të shitura që në javën e parë.
(b.t/shqiptarja.com)