“The Sun” dhe “Telegraph”,
tashmë artikujt online me pagesë

Ndërkohë që gazetat prej letre janë duke humbur ditë pas dite blerës, mediat online është duke avancuar dhe duke shtuar numrin e përdoruesve. Një formë e re e përdorur nga botuesit për të rritur fitimet e tyre është edhe “Paywall”.

Kjo formë është një lloj “muri”, i cili aktivizohet menjëherë pas leximit falas të njëzet artikujve në muaj, duke bërë kështu që për të lexuar artikujt e tjerë të paguhet një shumë e caktuar.

Një praktikë të tillë kanë ndërmarrë gazeta të njohura amerikane si “New York Times”, “Wall Street Journal” dhe “Washington Post”, por mesa duket edhe në Evropë është duke nisur një praktikë e tillë.

Mediat e para evropiane të cilat kanë nisur eksperimentimin për këtë proçedurë janë “Daily Mirror” dhe “The Sun”.

Arsyet për këtë risi sipas botuesve ka të bëjë me vendosjen e një marrëdhënie më të afërt me përdoruesit e internetit duke u gjendur kështu më pranë tyre.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion