“The Sun”: Tony Blair ndihmon
Shqipërinë për integrimin në BE

“The Sun”: Tony Blair ndihmon<br />Shqipërinë për integrimin në BE
Një botim i të përditshmes britanike “The Sun” ka ngjallur polemika të shumta në vend. Në qendër të shkrimit është ish-kryeministri anglez Tony Blair, i cili po ndihmon një nga vendet më të varfra në botë të anëtarësohet në BE. “The Sun” vë në dukje rrezikun që i vjen Anglisë nga përparimi i shpejtë i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
 
Shkrimi ka marrë shkas nga një blog i ish-shefit të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Tony Blair, Alasatair Campbell. Ky i fundit thotë që pas shkrimeve të tilla kundër Blair qëndron pronari i “The Sun”, Rupert Murdoch, i cili ka një konflikt me Blair për arsye personale.
 
Shkrimi i “The Sun” ka marrë vëmendjen e mediave të tjera britanike të cilat citojnë se Blair nuk po kritikohet për ndihmën që po i jep Shqipërisë, vetëm për faktin që deputeti konservator Nigel Mills ka shprehur rezervat e tij për anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.
tony blair

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)