“Tika” dhuron 200 stola dhe
140 kosha për Bashkine e Tiranës

“Tika” dhuron 200 stola dhe<br />140 kosha për Bashkine e Tiranës
TIRANE- Me një njoftim për mediat Bashkia e Tiranës bën me dije se 200 stola dhe rreth 140 kosha të rinj do të vendosen në parqet dhe rrugët e Tiranës. Ky është një donacion i bërë bashkisë së Tiranës nga ana e shoqatës turke “Tika” (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim).
 
“Ky donacion, kjo dhuratë, e bërë me shumë zemërgjerësi nga "Tika" vjen absolutisht në një çast shumë të përshtatshëm për Bashkinë e Tiranës, pas një bllokimi 7 mujor të buxhetit të Bashkisë së Tiranës, ku çdo lloj investimi praktikisht ishte bllokuar. "Tika" na është gjendur duke plotësuar një kërkesë të Bashkisë së Tiranës dhe duke dhuruar 200 stola dhe 142 kosha.”- deklaroi Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo gjatë takimit me përfaqësuesit e shoqatës turke. Duke vënë theksin dhe njëherë në pretendimet e Bashkisë së Tiranës se prej kohësh i është bllokuar buxheti nga ana e qeverisë aktuale.
 
 Gjithashtu, sipas deklaratës për shtyp të Bashkisë së Tiranës, “Tika” pritet t’i dhurojë Bashkisë së Tiranës pemë dhe bimë dekorative me qëllim rritjen e gjelbërimit të qytetit. Gjithmonë në kuadër të rritjes së gjelbërimit në kryeqytet, Bozdo deklaroi se deri në fund të vitit do të mbillen rreth 2000 pemë dhe bimë dekorative.
 
Gjatë ceremonisë së dorëzimit të këtij donacioni nga presidenti i “Tika”-s, Prof. Dr. Birol, ky i fundit deklaroi se fondacioni që drejton gjithashtu është i përfshirë në projekte për restaurimin e disa objekteve kulti, përfshirë këtu dhe xhaminë e Et’hem Beut në qendër të Tiranës.
 
Redaksia Online
(e.n/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën