Filipine-544 pasagjerë të një trageti kanë parë tmerrin me sy, pasi teksa po bëheshin gati për të udhëtuar, trageti është përfshirë nga flakët në mënyrë të papritur.
 
Trageti 2-katësh është përfshirë shumë shpejt nga flakët duke mos u dhënë mundësinë dhe kohë pasagjerëve që të zbrisnin nga shkallët duke i detyruar që të hidheshin nga bordi në det si rrugën e vetme për të shpëtuar.
 
Zjarrfikëset kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe fatmirësisht bilanci është mbyllur me vetëm 2 persona të plagosur. 

Filipine
Filipine
Filipine
Filipine
Filipine

d.b/shqiptarja.com