“Toptani” mbush 1 vjeç/ Surpriza
dhe oferta për vizitorët 2-4 mars

“Toptani” mbush 1 vjeç/ Surpriza<br />dhe oferta për vizitorët 2-4 mars<br>
Qendra Tregtare Toptani, sipërmarrja më e re dhe e madhe në zemër të kryeqytetit, ka nisur sot zyrtarisht festimet e 1 Vjetorit. Nga data 2 deri më 4 Mars, vizitorët e qëndrës do të kenë mundësi të përjetojnë një përvojë të shkëlqyer argëtimi, kalimi kohe të lirë cilësore, blerjesh dhe surprizash. Oferta të ndryshme në këtë përvjetor të parë do të ketë në një mori dyqanesh të qendrës në kategoritë e veshjeve dhe artikujve sportivë, shtëpisë dhe dekorit, dyqaneve të fëmijëve, gastronomisë, aksesorëve si edhe përkujdesjes dhe bukurisë.

Qendra është shndërruar tashmë edhe në një atraksion turistik, duke u integruar në guidat e kryeqytetit dhe duke afruar turistë nga vende të ndryshme. Në një ambient komod dhe me hapësira të bollshme dhe në një lokacion përfekt në qendër të Tiranës, Toptani prej tashmë një viti është zgjidhja dhe zgjedhja më konveniente për të gjithë konsumatorët me mbi 90 dyqane të kategorive të ndryshme, hapësira unike argëtimi, në një distancë të afërt dhe lehtësisht të aksesueshme nga këmbësorët, pa patur nevojë për përdorimin e mjeteve.

“Është shumë mirë kemi akses ne që e kemi më afër. Është shumë bukur. Janë të gjithë dyqanet besoj. Është shumë mirë” – deklaroi një kliente.

“Ka dyqane shumë të mira që ne bëjmë shooping vazhdimisht. I urojmë edhe shumë vite të tjera” – tha një tjetër.

“Është shumë bukur. Më shumë më pëlqen të shkoj te shtëpia e lodrave” – u shpreh një e mitur.

“Vij përherë këtu se çoj kalamajtë te lodrat. Edhe kënaqen kalamajtë. Kënaqemi dhe ne se pijmë ndonjë kafe këtu, relaksohemi” – vuri në dukje një grua.

Cirku i Tiranës, show fantastik i violinave, loja unike e Pinates dhe shumë aktivitete të tjera do të ofrojnë argëtim të garantuar për gjithë familjen.

Gjithashtu, qendra Toptani ka lançuar suksesshëm në treg, aplikacionin Toptani Shopping Center të cilin mund ta shkarkoni lehtësisht në Apple store dhe Google store. Me mbi 25,000 shkarkime në më pak se tre muaj, aplikacioni sjell më pranë konsumatorin me produktet e qendrës nëpërmjet njoftimeve të menjëhershme mbi ofertat, promocionet, eventet e ndryshme dhe hapjet më të reja në qendër duke lehtësuar përvojen e blerjeve në kohë dhe para si edhe marrjen e menjëhershme të informacionit.

Qendra tregtare Toptani, është një investim i kompanise Gener 2 njëherazi dhe një nga sipërmarrjet më të mëdha në vend në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës me mbi 1,000 të punësuar. Ndërtesa është e dallueshme dhe unike në rajon për nga cilësia, origjinaliteti dhe dizajni ergonomik i projektit, konceptuar nga arkitekti i famshëm hollandez Winy Maas.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova! Falsifikoi diplomën, mohoi edhe bashkëjetuesen

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova! Falsifikoi diplomën, mohoi edhe bashkëjetuesen