Prokurori i përgjithshëm i Suedisë Anders Perklev u takua dje në Tiranë me homologun shqiptar Adriatik Llalla në kuadër të një programi bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Suedisë në fushën e drejtësisë për të mitur
“Transparenca dhe media e lirë është çelësi për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet e tij”. Kështu shprehet kryeprokurori suedez Anders Perklev, i cili ndodhej dje në Tiranë për disa takime me zyrtarë të lartë mes tyre dhe homologun e tij Adriatik Llalla për të biseduar mbi një program të ri bashkëpunimi mbi sistemin e drejtësisë për të mitur. Në një intervistë për Shqiptarja.com Perklev thekson se për të luftuar korrupsionin janë të nevojshëm edhe institucionet që mbikqyrin vendimarrjen në drejtësi e që të arrihet kjo, thelbësor është aksesi publik ndaj dokumentave.
Perklev flet edhe për nevojën urgjente të Reformës në Drejtësi si një nga kushtet thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa thekson se trajtimi i duhur i të miturve të përfshirë në vepra penale është ndër hapat më të rëndësishëm të këtij procesi. Programi me titull “Rritja e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe gjykatave në përmbushjen e standarteve të të drejtave të njeriut në sistemin e drejtësisë për të mitur” është parashikuar zgjasë për 36 muaj dhe do të financohet plotësisht nga Ambasada e Suedisë në Tiranë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com