Opera “Traviata” e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të shfaqet në Teatrin “Migjeni” në Shkodër në datat 9 dhe 10 mars.
Ndërkohë, shkodranët artdashës i kanë blerë të gjitha biletat, pohon institucioni. “Traviata” do të udhëtojë edhe në rrethe të tjera të vendit, në Vlorë, Elbasan e më gjerë.
Rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ka shkaktuar zhvendosjen e premierave në mjedise të ndryshme kulturore.
Këtë të hënë drejtoresha Zana Çela ka shpallur kalendarin artistik dhe tha se turnetë po rikthehen pas 31 vjetësh, që kur “Traviata” u dha në qytetin e Fierit e të Vlorës në vitin 1986.
Çela tha ndër të tjera se 2017-a është shpallur viti i 'Prenk Jakovës', duke shtuar se përvjetorë të tjerë shumë të rëndësishëm do të celebrohen përgjatë gjithë vitit 2017.
Kalendari artistik ka nisur këtë të hënë me një koncert të Ermir Krantjes, konceptuar si një rikthim me mjeshtërit e traditës në 70-vjetorin e Lindjes së dirigjentit të njohur.
Opera – Histori; Viti Prenk Jakova dhe projekti “Eja këndo me ne” që do të aktivizojë shkollat 9-vjeçare; janë tri kolonat ku do të mbështetet sezoni artistik i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, tha Çela.
Më tej Çela theksoi se kalendari artistik i Teatrit të Operës dhe Baletit do të vijojë me koncertet e Ansamblit Popullor në Tiranë dhe në rrethe gjatë muajit mars, ndërsa në prill do të shfaqet premierë “Liqeni i Mjelmave” me koreografi të Enada Hoxhës e Gerd Vasos.
Premierat në vijim ashtu si “Traviata” do të vijojnë turnetë nëpër rrethe.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.7%
-
Keq
39.9%
-
Nuk e di
16.3%
Vota total: 1189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
S’keni ça na boni! I shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, Stresi publikon video me Noizyn
9 Gusht, 18:54
-
Rrahja e modeles, reagon ish-banorja e BBK: Merruni me burrat, jo me vajzat që ata ju tradhtojnë
9 Gusht, 18:30
-
Duart e Kievit mbi gazin rus për të detyruar Putinin të negociojë
9 Gusht, 18:11
-
Austri/ Arrestohet personi i tretë i dyshuar për organizimin e një sulmi në koncertet e Taylor Swiftit
9 Gusht, 18:08
-
U filmua duke grushtuar një qytetar, biznesmeni Vasil Bedinaj kërkon ndjesë: Jemi prej mishi dhe gjaku, u pajtuam pas 30 minutash
9 Gusht, 17:58
-
U jam në borxh! Alban Skënderaj flet për fëmijët: Askush dhe asgjë nuk mund ta zëvendësojë prezencën e një babai
9 Gusht, 17:55
-
Një përgjigje PD-së dhe Fatos Lubonjës, që thonë 'Rama nuk ikën me votë'
9 Gusht, 17:48
-
Jason Derulo koncert sot në Tiranë, këngëtari: Bashkëpunim me Rita Orën e Bebe Rexhën, pse jo?
9 Gusht, 17:39
-
Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’
9 Gusht, 17:24
-
Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
9 Gusht, 17:18
-
Irani: Kemi raketa të reja të pazbulueshme
9 Gusht, 17:06
-
Dallimet e Trump-it me republikanët e tjerë për politikën e jashtme
9 Gusht, 17:04