“Treni i partisë siçiliste”, qytetari
dixhital nxjerr serish blof Berishën

“Treni i partisë siçiliste”, qytetari<br />dixhital nxjerr serish blof Berishën
Nuk është hera e parë që ish-kryeministri Berisha del blof me akuzat e tij ndaj kryeministrit Rama. Berisha është shumë aktiv në rrjetin e tij social "Facebook" dhe shpesh herë duke iu referuar fotove që merr "qytetarit dixhital" hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit dhe qeverisë. 

E megjithëse disa herë ish-kryeministri ka dalë blof me fotot e tij të publikuara, pasi janë konstatuar si të pavërteta, montazh, apo të marra nga vende të ndryshme të botës, ai sërish vijon me akuzat e tij.
 
Sot Berisha ka postuar një foto ku shfaqet një tren i lyer me ngjyrë lejla dhe shkruan: “Tani Partia Socialiste ka dhe trenin e vet mavri! sb”.
 
Kaq ka mjaftuar që miqte e kryeministrit të fillojnë akuzat ndaj qeverisë, ndërsa kundërshtarët e tij e kanë kryqëzuar me komente.
 
Por e vërteta në lidhje me trenin e lyer ngjyrë lejla është krejt ndryshe nga sa pretendon ish-kryeministri.
 
Treni nuk është lyer nga Partia Socialiste apo "Siçiliste" siç shkruan Berisha, por nga këngëtarja Elvana Gjata
 
Burime pranë artistës i kanë thënë një portali se Elvana e ka përdorur këtë tren për videoklipin e saj më të ri, që pritet të publikohet në shtator të këtij viti, në bashkëpunim me Capital T.  “Lejla” titullohet bashkëpunimi dhe është kjo arsyeja se pse treni ka atë ngjyrë.
 
Kjo nuk është hera e parë që lideri historik i PD del blof me akuzat e tij.
 
Kujtojmë që Berisha ka denoncuar disa herë për parcela drogë të mbjellura në Shqipëri, por pas verifikimeve ka rezultuar që fotot e publikuara nga ai janë marrë në Rusi, SHBA dhe vende të ndryshme të botës.

sali berisha

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën