Festivali “Tirana Jazz and World Music Festival”, ku do të përfshihen pjesëmarrës nga shtete të tjera dhe nga Kosova nis edicionin e tij të parë. Grupi “Trio of Love” i Kosovës do të ccel festivalin pesëditor të jazz-it në Tiranë. Rrugëtimi i tij do të nis më 18 korrik me një bend muzikor, i cili eksperimenton duke miksuar jazz-in me zhanre të tjera muzikore.