“Turizmi” nis me pushime deputetët,
mbyllet sesioni parlamenta

“Turizmi” nis me pushime deputetët,<br />mbyllet sesioni parlamenta
TIRANE- Ligji i cili përcakton kriteret e forta të cilësisë së shërbimit në sektorin e turizmit, ka qenë diskutimi i fundit i parlamentarëve tanë për këtë sesion. Nga mbrëmë, pas miratimit të ligjit “Për Turizmit” deputetët nisin zyrtarisht pushimet për tu kthyer në punë të enjten e parë të shtatorit, duke nisur sesionin e ri parlamentar. Kuvendi u mblodh pasditen e djeshme në një seancë të posaçme për të diskutuar ligjin për turizmin.

Demokratët shprehën rezervat e tyre lidhur me kalimin e këtij ligji, me argumentin se përmes ligjit, bëhet e mundur që të gjitha pronat më përparësi turizmin të kalojnë nën administrimin e Ministrisë së Ekonomisë. Por për ministrin Ahmetaj, drafti i propozuar nga mazhoranca zgjedh të gjitha problematikat e shqetësimet e ngritura nga deputetët e PD. "Synohet promovimi i Ekonomisë. Ligji i harmonizuar me të gjitha konceptet e investimeve strategjike.

Ky ligj i zgjidh të gjitha problemet e shtruara nga PD.  Ky ligji standardizon zonat turistike duke mos i shndërruar si Golemi. Investitori strategjik që të shkurtojë investimet nga 16 ne 8 vite kërkon mbështetje. Dhënë me 1 euro për 99 vite është e parapëlqyer nga biznesmenët”, -tha Ahmetaj.

Ministri ju përgjigj dhe shqetësimit të opozitës lidhur me shpronësimet, duke thënë se do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me hipotekën. “Shpronësimi jo vetëm që i referohet ligjit bazë, por jep mundësinë për rastet kur ka konflikt pronësie që ZRPP të bëjë brenda 3 muajve regjistrimin fillestar të pronës. Ky draft i përgjigjet shumicës së arsyetimit logjik për zhvillim të integruar të turizmit. Nuk mund të kihet një zhvillimin kaotik të agjencive, vendosjen e yjeve sipas dëshirës së hoteleve."- tha Ahmetaj. 

Ish-kryeministri, Sali Berisha tha se nuk mund ta votojë këtë ligj pasi u heq kompetencat autoriteteve lokale si dhe nuk ka një strategji të qartë për zhvillimin e turizmit. “Këtë ligj nuk mund ta votoj sepse si asnjë vend tjetër të planetit përveç Koresë së Veriut, as si në Shqipërinë e Enver Hoxhës nuk merret çdo kompetencë e autoriteteve lokale për t’u përqendruar në dorë të së valluat të tij, Kokëdhima.

Nuk mund të dhunohet kushtetuta dhe konventa ndërkombëtare. Vetëm në bregdet janë të paprekura të paktën 92% e pasurive të trojeve bregdetare. Unë prisja që këto të klasifikoheshin, ato që janë për zhvillim parësor dhe të kenë një statusi të veçantë. Njeriu i bojërave zhvillimin nuk e di se çfarë është. Prandaj ligji është pa vizion. Ligji duhet të sillte paktën më stimuluese”,-tha Berisha.


Ligji, Kriteret që forcojnë rregullat për yjet

Ky ligj parashikon rregulla strikte të cilat duhet të plotësojë çdo hotel, resort apo ambient tjetër që ofron shërbime turistike për të justifikuar yjet e cilësisë. Ligji ngre një komision të veçantë për verifikimin e standardeve dhe cilësisë, nëse janë apo jo në përputhje me atë çka reklamohet përmes yjeve.

Ligji për turizmin parashikon që ministri të jetë personi që vendos për të dhënë kompanive të ndryshme me koncesion këto prona për 99 vitet e ardhshme, kjo sipas parimit tokë me 1 euro.  Ligji ka rreth tre muaj që është diskutuar në komisionet parlamentare por ka hasur në debate dhe kundërshti të forta nga opozita, e cila në seancën e fundit kërkoi që ligji të kalojë për shqyrtim në muajin shtator.
 

Shumcia e cilësuar/ Shtyhet votimi i Kodit Rrugor
Mazhoranca nuk arrin dot 84 vota në seancën e fundit

Kjo seancë e fundit parlamentare nuk ka qenë e suksesshme për mazhorancën dhe forcës së kartonave të saj. Të majtët nuk futën në votim disa ndryshime në Kodin Rrugor, votimi i të cilit ishte një test për maxhorancën pasi për tu miratuar, ligji kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash në parlament. Këto ndryshime ishin parashikuar për tu votuar, por kreu i kuvendit, Ilir Meta nuk i hodhi në votim, pasi më parë u votua ligji për turizmin, ku mazhoranca pati vetëm 80 vota pro.

Ndryshimet në Kodin Rrugor janë propozuar nga 8 deputetë të LSI-së, të cilët kërkojnë që kursin e njohurive për ndihmën e shpejtë, të mos e kryejë më Kryqi i Kuq. Deputetët propozues të ligjit në relacionin e tyre janë shprehur se ky ndryshim është shumë i rëndësishëm. Ata kanë thënë se kjo do të ndikojë në uljen e të dëmtuarve nga aksidentet. “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë e ka njohur dhe pranuar më parë konceptin e "ndihmës së parë'', në rastet e aksidenteve rrugore, por me ndryshimet e pësuara është shfuqizuar.

Është e nevojshme një rishikim dhe rivlerësim për rifutjen e këtij koncepti pasi kjo do të sillte përfitime pozitive dhe shmangien e pasojave të rënda për jetën në rastet e aksidenteve rrugore”, deklarojnë deputetët në relacionin e tyre për projektligjin.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)