Një avion i “Turkish Airlines” që vinte nga Milano është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin Ataturk në Stamboll për shkak të një zjarri në motorin e djathtë.
Në avion ndodheshin një numër i madh italianësh, ndonëse nga aeroporti nuk japin detaje zyrtare.
Avioni është drejtuar drejt një zonë parkimi ku pasagjerët janë evakuuar ndërsa zjarrfikësit kanë shuar flakët.
I drejtuar nga aeroporti i Malpensës drejt Stambollit, avioni është ulur vetëm me një motor duke u përplasur me forcë në pistë. Kompania ajrore ka njoftuar se të 97 pasagjerët në bordin e avionit janë në gjendje të mirë dhe se nuk ka asnjë të lënduar.
Dinamika e përplasjes sipas dëshmitarëve nis me disa xhiro të avionit mbi aeroport dhe pas tentativës për tu ulur, avioni ka goditur fuqishëm pistën duke bërë që njëri motor të përfshihej nga flakët. Sipas zyrtarëve të kompanisë së “Turkish Airlines” për të ditur shkakun e incidentit duhet të priten rezultatet e hetimeve.

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/Shqitparja.com)
/Shqiptarja.com