BELGJIKE-ITALI- Dy shqiptarë janë shndrruar dje në “yjet” e botës së kriminalitetit në arenën ndërkombëtare, pasi njëri iku nga burgjet e Belgjikës, zemrës së diplomacisë së Europës, kurse tjetri, më i kërkuari në Viçensa që jepte intervista teksa ishte në kërkim ndërkombëtar, u prangos në Francë. Të dyja ngjarjet kanë bërë bujë të madhe, pasi të dy protagonistët kanë pasur precedentë të theksuar kriminalë.
Arratisja e “Ufo”-s
Taulant Toma, shqiptari 29 vjeçar i akuzuar për grabitje në Itali ka arritur të arratiset nga burgu i Lantin pranë Liege, në Belgjikë, ku qëndronte në pritje të ekstradimit drejt Italisë. Mediat belge dhe italiane e kanë cilësuar “akrobat”, “ufo”, “mjeshtri i arratisjes” apo “hajduti i Parmës”, duke pasur parasysh se kjo është arratisja e tretë e tij nga burgu, por dhe për mënyrën se si kishte arritur të largohej mbrëmjen e së shtunës nga burgu belg. Tani shqiptari është personi më i kërkuar në Belgjikë por edhe në të gjithë Europën. Toma u arrestua më 11 shtator 2013 në qytetin Liege të Belgjikës për llogari të drejtësisë italiane.
Ndërkohë që pasditen e së shtunës 14 dhjetor 2013, rreth orës 16:00, 29-vjeçari është ndihmuar nga 3 persona të armatosur të cilët kishin marrë peng një roje jashtë burgut. Brenda burgut ndodhi shpërthimi i një paisjeje të bërë prej qelqi, e cila i ka hutuar të gjithë rojet. Pastaj bashkëpunëtorët e tij brenda në burg kanë krijuar një piramidë njerëzore, (hipur mbi njëri- tjetrin) duke ndihmuar Tomën të kapërcejë murin. Më pas 29 vjeçari ka përdorur aftësitë e tij fizike prej atleti për të kapërcyer telat me gjemba, ndërsa tre bashkëpunëtorë të tjerë të armatosur e prisnin në makinë jashtë burgut.
Të arratisurit u larguan me një “Opel Astra”, e cila kishte qëndruar për 16 orë para burgut. Roja i kishte kërkuar shoferit të largohej por është kërcënuar nga personat e armatosur në makinë të cilët e kanë mbajtur peng. Pas arratisjes roja “i kapur rob” u la menjëherë i lirë, pa u lënduar. Taulant Toma njihet edhe me pseudonimin Admir Dedinca dhe konsiderohet person i rrezikshëm dhe me mbështetje të mirë në krimin e organizuar shqiptar. Arratisja e parë më 9 nëntor 2009 nga burgu i Ternit në Itali. Toma kishte arritur të arratisej duke përdorur një çarçaf. Arratisja e dytë më 2 shkurt 2013 nga burgu i Parmës. Arratisja e tretë më 14 dhjetor 2013 nga burgu i Lantin në Belgjikë.
Kapja e të kërkuarit nr1
Emanuel Demaj, i kërkuari nr 1 në Viçensa, u arrestua pardje pasdite në Lion të Francës. Makina në të cilën ai po udhëtonte me 4 shqiptarë të tjerë u ndalua në autostradë, ku policia menjëherë e ka njohur Demajn. Vetëm një javë më parë, në një intervistë ekskluzive për “Il Giornale di Vicenza”, i kërkuari kishte deklaruar: "Unë nuk do të kthehem vullnetarisht në Vicenza. “Unë nuk jam shenjtor, nuk i kam respektuar shpesh rregullat, por jam akuzuar për shumë krime që nuk i kam bërë dhe shumë herë jam përshkruar si njeriu që nuk jam”.
Ai ishte plagosur në një shkëmbim zjarri dhe është akuzuar se ka qëlluar në këmbë një person gjatë përleshjes me armë. “U shërova mrekullisht, duhet të falënderoj mjekët që janë kujdesur për mua. Në Borgo Casale jam plagosur në gjoks dhe gjendja ishte shumë serioze. Te ngjarja e të shtënave më 8 janar, në Viale della Pace, u plagosa seriozisht. Është thënë se vetëm rumuni ishte goditur dhe se unë kam qëlluar i pari. Por jo, ai qëlloi kundër meje dhe nëse doja mund ta kisha vrarë, por nuk e bëra, vetëm sa mbrojtja veten dhe e qëllova në këmbë. Ajo që them mund të provohet, pasi ka pasur dëshmitarë, të paktën 15 njerëz. Kam disa foto, filmime dhe të dhëna mjekësore të klinikës ku jam shëruar. Jam i gatshëm t’u jap gjithçka hetuesve”-tha Demaj.

(Në foto: Emanuel Demaj)
Shkrimi u publikua sot (20.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com