Në një shkrim të saj “UKRAINE  TODAY” shkruan per natyrën dhe faunën e vendit tonë. Pasi përshkruhet me detaje natyra e veçante e Shqipërisë, shkrimi ndalet te specia më e veçantë e fluturakëve ballkanike, siç është Pelikani Kaçurrel, që gjendet vetëm në Lagunën e Karavastasë.

Gazetari ndalet në faktin që kjo specie gati kapi fundin e saj në vitin 2000 dhe tashmë gjendet e ripërtërirë falë punës së përkushtuar dhe moratoriumit 2-vjeçar të gjuetisë. Pelikani i Lagunës së Karavastasë jo vetëm i shpëtoi zhdukjes, por është bërë një atraksion i lartë turistikë për këtë zonë.

Me dhjetra turistë ditorë vizitojnë foletë e pelikanëve në zonën e Divjakës dhe zogj të tjerë të rrallë që gati u zhdukën tërësishtë. Vizitorë nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës bëhen kuriozë ta shohin nga afër këtë specie të rralë të shpendëve fluturues.

Drejtoria e shërbimit Pyjor  në Lushnje, e drejtuar nga Ardian Koçi, ka bere një punë mjaft të mirë në mbrojtjen dhe shumimin e specieve të rralla në këtë zonë. 

pelikani

pelikani


Marrë nga ATSH

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)