Ish-Presidenti Bamir Topi është shprehur se Presidenti aktual, Bajram Begaj, duket të kishte zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama dhe të bënte një apel publik, në kushtet kur në Tiranë po zhvillohen protesta prej disa muajsh.
Komentet Topi i bëri në emisionin ‘Frontline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku tha se me marrëveshjen e vitit 2008 mes PD e PS, Presidentit të Republikës i kanë hequr bisturinë.
“Problemi është këtu, përderisa e kemi Presidentin me profesion mjek, raportet personale janë mëse normale, por i kanë hequr instrumentin. Futet në sallë operatore dhe s’ka bisturi, i kanë hequr bisturinë. Por nuk është se ja hoqën gjatë rrugës, por ai ka pranuar të jetë President në këto kushte. Prandaj sot s’ka fuqi për të lëvizur gurët, por unë e kam thënë dhe e rithem që në situata të tilla Presidenti duhet që publikisht të realizojë një takim me kryeministrin. Sepse ka nevojë që 2 institucione të komunikojnë. Dhe një funksion që nuk ja heq askush, është funksioni moral. Një apel duhet ta kishte bërë”, tha mes të tjerash Topi.
Lajmi kryesor:
Lufta Veliaj-Rama/ Ish-Presidenti Topi për Report Tv: Përplasja, e dukshme! Kryeministri të faktojë nëse kryebashkiaku ka mbështetur e financuar protestat nga qelia








