“Ushtarja Jane” shqiptare
Rezarta, femra e parë në RENEA

“Ushtarja Jane” shqiptare<br />Rezarta, femra e parë në RENEA
Duket si skenari i një filmi, ose më mirë si skenari i “Ushtarja Jane”, në të cilin Demi Moore kalon një mijë vështirësi për tu bërë pjesëtare e forcave speciale amerikane “Navy Seals”. Rezarta Hoxhaj është femra e parë shqiptare që arrin të kalojë testet e vështira, duke lënë mbrapa konkurretët e tjerë meshkuj, për tu bërë pjestare e trupave special RENEA.

Ndoshta Rezarta nuk ka kaluar vështirësitë fizike dhe psikologjike që kalon Jane në film, por edhe të kualifikohesh në testet për tu bërë pestare e RENEA nuk është e lehtë, dikush i krahason vështirësitë stërvitore të forcave speciale shqiptare me 7 mundimet e Herkulit.

Rezarta është një basketbolliste e ekipit të Flamurtarit dhe ekipit kombëtar, si dhe efektive policie prej disa vitesh

Ishte femra e vetme që mori pjesë në konkursin e zhvilluar disa muaj më parë nga RENEA. Nga rreth 30 konkurrentë, u kualifikuan vetëm katër, Rezarta dhe tre meshkuj. Me 85% të pikëve, vlonjatja arriti të sigurojë vendin e parë në renditje, duke ia kaluar edhe djemve.

“Nuk është hera e parë që unë punoj me meshkuj, përkundrazi, në këtë repart unë ndihem më e privilegjuar, më e mbrojtur…”, shprehet e reja kurajoze.

Rezarta bën pjesë në grupin e zhytjes “G7” dhe në janar do të jetë pjesë e një programi stërvitor.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sportisti australian pret gishtin për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit

Sportisti australian pret gishtin për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit