TIRANE- Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Serbi në 22 tetor në Serbi kundërshtohet nga përfaqsues të forcave politike në Kosovë. Kur kanë ngelur pak ditë nga kjo vizitë, zëri i parë që është shprehur kundra që kreu i qeverisë shqiptare të shkojë në Beograd ka qenë Shpend Ahmeti përfaqësuesi i “Vetëvendosjes”.

Kreu i Komunës së Prishtinës në një vizitë zyrtare në Shqipëri deklaroi para takimit me kryeministrin Rama se kundërshtimi për këtë vizitë është një qëndrim politik i Lëvizjes “Vetëvendosja”.

Sipas Ahmetit, vizita e Ramës në Serbi është e parakohshme dhe tërësisht e panevojshme për një hap që fillimisht duhet të hidhej nga pala shqiptare.