“Vodafone Albania”, medalje e kupa
për sportistët e Lojërave Olimpike

“Vodafone Albania”, medalje e kupa<br />për sportistët e Lojërave Olimpike
TIRANE- U mbyllën pas 4 ditë garash e sfidash sportive, Lojërat Olimpike Speciale 2013. Më të mirëve nga 300 pjesëmarrësit e këtyre lojërave iu akorduan kupa dhe medalje gjatë ceremonisë së mbylljes të organizuar tek Universiteti i Sporteve Tiranë.

Përfaqësues të Olimpikut Shqiptar, Fondacioni Vodafone Albania, vullnetarë, sportistë e familjarë ishin mbledhur për të festuar të gjithë sëbashku suksesin e këtyre garave sportive.
 
12 kupa dhe 120 medalje i shkuan sportistëve special të ketyre lojrave. Në kategorinë e qëndrave speciale, Lezha dhe Fushë-Kruja dalluan më shumë duke fituar nga dy kupa në disiplina te ndryshme. Lezha në atletikë dhe bowling ndërsa Fushë-Kruja në futboll dhe basketboll. Nga shkollat speciale dalloi Durrësi në atletikë, Korça në futboll dhe Shkodra në basketboll.
lojerat olimpike, vodafone
 
Lojrat Olimpike Speciale 2013 u çelen pak ditë më parë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i cili hapi dyert e Presidencës për të zhvilluar ceremoninë tradicionale të ndezjes së Flakës Olimpike që simbolizon hapjen e këtyre Lojrave. Flaka Olimpike u ndez ditën e shtunë pasdite në selinë e Presidencës dhe u përcoll dorë pas dore nga sportistët specialë pranë Universitetit të Sporteve në Tiranë, ku qëndroi e ndezur për 4 ditë.
 
Gjatë katër ditëve të Lojërave Olimpike Speciale, sportistët u vizituan edhe nga personalitete të tjerë të njohur si Znj.Linda Rama, Ambasadori Gjerman, Ambasadori Hollandez, Ambasadori Anglez, si dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane. Në ceremoninë e mbylljes mori pjesë edhe Zv. Kryetari i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton.
 
Lojrat Olimpike Speciale u organizuan për të pestin vit radhazi me mbështetjen e Fondacionit “Vodafone Albania”, dhe ashtu si edhe në vitet e tjera këta sportistë special treguan se pasioni dhe vullneti i tyre për sportin është i pakufizuar duke u bërë shembull motivacioni për të gjithë shoqërinë.
 
lojerat olimpike, vodafone
Prej vitit 2008, Fondacioni “Vodafone Albania” është mbështetës i Lojërave Olimpike Speciale të Shqipërisë. Ky kontribut vjen në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që Fondacioni ofron ndaj komuniteteve të personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale, dhe synon gjenerimin e mëtejshëm të mundësive të barabarta për integrim shoqëror për këto komunitete.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë