“Vrima” e poetes shqiptare
Rita Petro botohet në Francë

“Vrima” e poetes shqiptare<br />Rita Petro botohet në Francë
Pa mbushur ende 1 vit nga botimi, libri "Vrima" i poetes shqiptare, Rita Petro, vlerësohet dhe botohet nga kompania botuese prestigjoze franceze, L'HARMATTAN. Vëllimi poetik është përkthyer nga Luan Rama dhe është ilustruar me një imazh artistik të fotografit të njohur Felix Bilani.
 
“Kjo është një përmbledhje poetike me një forcë të bukur të të shkruarit, ku dhuna zbulon kuptimin e ekzistencial të jetës që qëndron brenda saj. Me një ndjeshmëri shumë të madhe përshkruhet thelbi i pranisë së erotizmit të ofruar gjithmonë me një gjuhë të kujdeshme”, nënvizojnë botuesit francezë në kopertinën e këtij libri.

"Origjina", ky është titulli me të cilën libri i Rita Petros “Vrima” është përkthyer në gjuhën franceze. Libri “Vrima” i Rita Petros prej një viti ka qenë libri më i popullarizuar në Shqipëri. Madje vepra u përdor si libret i baletit “Penetrimi i shpirtrave” me regji të Arjan Sukniqit, të cilën e ka bazuar në gjithë poemën e saj.
 
Për këtë balet erdhën në Shqipëri edhe dy solistët e famshëm të Teatrit të Athinës me origjinë shqiptare, Altin Koruti e Aretina Noti. Baleti duke ruajtur në libretin e tij gjuhën poetike të Rita Petros pati një harmoni me gjuhën e trupit të balerinëve të njohur dhe shfaqja pati shumë sukses. Vepra “Vrima” është ndjekur ndërkohë edhe nga autorë të njohur të kritikës letrare, të cilët e kanë vlerësuar autoren Rita Petro për rrëfimin transparent të feminilitetit dhe pjekurinë artistike të saj.
 
Eshtë nënvizuar se Rita Petro ka ruajtur në këtë libër sharmin poetik duke rrokur një temë delikate që ka të bëjë me universin njerëzor dhe intimitetin që e shoqëron, pa lënë mënjanë hyjnoren dhe brishtësinë e çasteve.
 

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe