Dy pjesë muzikore premierë intepretohen sonte në mbrëmje për të gjithë ata që adhurojnë muzikën simfonike. Stina koncertore e Orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar sjell për publikun , ne teatrin kombëtar të Operas dhe të Baletit, poemën për violinçel, kitarë dhe orkestër të titulluar “Xhelozia”, një nga krijimet më të reja të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo. Prej kohësh kompozitori kishte filluar punën për të sjellë pjesë të reja në repertorin shqiptar. Pjesa e tij do të interpretohet nga dy virtuozë të orkestrës simfonike; violoncelisti Aristidh Prosi dhe kitaristi Admir Doci. Premierë do të vijë edhe Simfonia “Fantastike” e Hektor Berlioz kompozitorit që jetoi mes viteve 1803 dhe 1869. I gjithë koncerti premierë do të drejtohet nga dirigjenti i njohur Jetmir Barbullushi

ALEKSANDER LALO, BABAI I 800 KENGEVE
Pjesa e re e këtij kompozitori pritet me mjaft interes pasi Aleksander Lalo eshte nje nga kompozitoret me te mire dhe me prodhimtare te Shqiperisë, një “kompozitor me origjinalet të spikatur dhe ndjeshmëri të lartë” sic e vlerëson studiuesi Vaso Tole.
Kompozitori është babai i 800 këngëve të gjinive të ndryshme si për fëmijë edhe për të rritur. Ai është një emër i rëndësishëm i Festivaleve Kombëtare të Këngës, i vlerësuar shumë herë me ëmime gjatë karrierës së tij. Por Lalo është edhe një penë e fuqishme në kinema. Deri tani kompozitori ka krijuar 44 melodi filmash artistike ndër të cilët përmendim: “ Treni niset më shtatë pa pesë” (1988), “Një vonesë e vogël” (1982)m “ Shi në plazh” (1982) apo “ Vajzat me kordele të kuqe” (1978). Ai është autor i shumë pjesëve muzikore holli e vodevile, pjesë për banda dhe oktete.

DY SOLISTË PËR LALON
Po aq sa muzika e re e Aleksandër Lalos, pritet edhe interpretimi i dy solistëve për këtë koncert, violoncelistit Aristidh Prosi dhe kitaristit Admir Doçi. I pari është solist I Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar, por edhe anëtar i disa formacioneve të muzikës së dhomës, me projekte afatgjata ku përmendim “Tirana String Kuartett” apo “Kosova String Trio”. Në karrierën e tij ka shumë koncerte jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit.
Ndërsa kitaristi Admir Doçi, është një instrumenst virtuoz. Ai spikat si një ndër kitaristët më innovative shqiptarë. Ai ka interpertuar në shumë skena prestigjioze botërore me një repertory mjaft të pasur bashkëkohorë.
Gjithashtu ka regjistruar tre cd me muzikë, të cilat transmetohen ndër radio të njohura si BBC. Por përvec dy solistëve ia vlen të përmendet vlera e një bakete të njohur si ajo e Jetmir Barbullushit, I njohur për një frymë të re në fushën e intrepretimit duke pasuruar repertorin e orkestres me vepra shqiptare dhe të huaja.

(aq/shqiptarja.com)