TIRANE- Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë në datë 27 maj padinë e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për mosmarrëveshjen e kompetencave lidhur me shkarkimin e ish-kryetares së ILDKP-së Zana Xhuka. Presidenti i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet mazhorancës dhe tij, përsa i përket shkarkimit të Zana Xhukës dhe emërimit të Shkëlqim Ganajt në krye të ILDKP-së. Sipas Nishanit, Parlamenti ndërhyri në kompetencat e presidentit me shkarkimin dhe emërimin që kreu në këtë institucion, ndaj i kërkon kësaj gjykate të shpallë antikushtetues votimin e Shkëlqim Ganajt në vend të Zana Xhukës.
“Duke qenë se, midis Kuvendit dhe Presidentit të Republikës është krijuar një konflikt kompetencash, kërkoj nga Gjykata Kushtetuese: 1. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës midis Presidentit të Republikës dhe Kuvendit; 2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 14/2014, datë 20.02.2014, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjen e zotit Shkëlqim Ganaj në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”.
Në seancën plenare të 21 shkurtit, pas debatesh dhe ndërprerjesh të shumta të seancës, Kuvendi liroi nga detyra me votat e mazhorancës kreun e ILDKP-së, Zana Zhuka, duke zgjedhur në vend të saj, me 75 vota pro dhe 2 abstenime, dekretin e dytë që propozoi presidenti Nishani vitin e kaluar përballë Xhukës, pikërisht Shkëlqim Ganajn", thuhet në padinë e presidentit. Mazhoranca shkarkoi Zana Xhukën me pretendimin se zgjedhja e saj nuk ishte bërë sipas kërkesave të ligjit. Ne vend të saj u zgjodh Shkëlqim Ganaj. Për këtë çështje Gjykatës i është drejtuar edhe opozita.
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com