Për të thithur sa më shumë audiencë, sidomos atë në edicionet informative, televizionet e reja shqiptare tashmë po zgjedhin mënyra krejt të reja nga ç’jemi mësuar të shohim deri më tani.

“Zjarr TV” ka zgjedhur vajza të bukura, me një stil veshjeje , ku xhaketa e tyre është krejt e hapur, si një mënyrë për të thithur sa më shumë audiencë. Por a është kjo mënyra e duhur për të bërë publikun për vete dhe për të rritur shikueshmërinë? A e bën kjo mënyrë veshje publikun të ndalojë aty e të dëgjojë atë se ccfarë “vajzat pothuajse nudo thonë”?

Edhe nëse shikuesit ndalen për të parë e dëgjuar edicionet informative në këtë televizione, e sigurtë është se ata nuk ndalen aty për tu informuar, por vetëm për të parë vajzat e bukura të “zbuluara”

Me sa duket, kjo është uniformë e vendosur nga televizioni dhe jo një veshje e rastësishme e spikeres sepse janë dy spikere të ndryshme lajmesh të këtij televizioni, të cilat teksa japin edicionin informativ shfaqen me të njëjtin stil veshje.
spiker
spiker