“Zoja e Shkodrës” rikthehet
përfundimisht në Shkodë

“Zoja e Shkodrës” rikthehet<br />përfundimisht në Shkodë
“Zoja e Shkodrës” kjo kryevepër e 1800-s, rishfaqet këtë të martë e rilindur në Katedralen e Shkodrës. E njohur si ikona e “Zojës së këshillit të mirë” pajtores së Shqipërisë, vepra e trashëgimisë kulturore është rikthyer këtë të martë në Katedralen e “Shën Shtjefnit" në qytetin e Shkodrës, pasi qëndroi 7 muaj për restaurim në Institutin “Palazzo Spinelli” në Firenze.
 
Në ceremoninë e prezantimit përveç drejtuesve të lartë të kishës Katolike, ishte edhe i dërguari i atit të shenjtë kardinali Franc Rode, i cili përcolli një mesazh për harmoninë fetare në Shqipëri
 
“Populli Shqiptar krenar, me gjallëri të madhe, një nga popujt më të lashtë të Europes por gjithmonë i ri mund t’i ofroj, e i ofron dhe duhet të ofroj një shembull Europës e Botës, se si përkatësitë e ndryshme fetare të këtij vendi jetojnë në paqe e solidaritet me njëra-tjetrën dhe që ndjejnë një unitet që ndërtohet mbi identitetin kombëtar. Ky pra është mesazhi”,
tha Franc Rode.
 
Arqipeshkvi i Shkodrës, Pult Imzot Angelo Massafra theksoi se me restaurimin e kësaj vepre restaurojmë ndërgjegjen e një populli.

“Nuk e bëjmë këtë thjesht për kultin së bukurës, por për të shprehur në simbolin e kësaj ikone të restauruar nga një punë e virtytshme nevojën për të restauruar në thellësi me një punë po aq të virtytshme të përbërë prej së vërtetës dhe prej veprave të mira, ndërgjegjen e një populli”, u shpreh Imzot Massafra.
  
Në ceremoninë e dorëzimit të veprës ishin të pranishëm edhe ministrja e Kultures Mirela Kumbaro e ministri i jashtëm Ditmir Bushati.
 
“Ajo që në fillim më ishte dukur si një marri nga ana ime dhe e pamundur për tu realizuar nga ne në Instituti u krye nga mjeshtëria e “Palazzo Spinelli” që sot rikthehet edhe si një përvojë profesionale e vaçantë”
, tha Kumbaro.
 
Ministri i Jashtëm, Bushati deklaroi se Portreti i Shën Mërisë me Jezusin fëmijë që është ndër më të vjetrit në artin dhe ikonografinë e Krishtere dhe përfundimisht do të qëndrojë në muzeun dioqezan pranë Katedrales së Shkodrës, aty ku gjenden relike të çmuara të besimit të krishterë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar