“Zoti i masakrës”, vjen komedia
 premierë në Teatrin Eksperimental 

“Zoti i masakrës”, vjen komedia<br /> premierë në Teatrin Eksperimental 
Dy çifte, në dukje të qytetëruar takohen për të rregulluar pasojat e një episodi të dhunshëm, i cili shpërthen ndërmjet dy fëmijëve të tyre. Djali i Alain-it dhe Anet-ës i theu dy dhëmbë djalit të Mishelit dhe Veronikës.

Prindërit e djalit dhunues vizitojnë prindërit e viktimës për të kërkuar falje dhe për ta ndrequr gabimin, të paktën nga ana ekonomike.

Gjatë vizitës, gjërat fillojnë me diplomaci, por gradualisht, mes tyre rritet një tension që vjen nga përjetime të ulta shpirtërore që shfaqen përtej maskës së mirësjelljes.
 
Me këtë intrigë “Zoti i masakrës”, komedia e Yasmina Reza-s do të shfaqet premierë nga data 11 dhe 12 mars në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Komedia vjen nën regjinë e Kiço Londos dhe pjesë e kastit të aktorëve janë Erand Sojli, Ermira Gjata, Alert Çeloaliaj dhe Ermira Hysaj. 

Regjizori Kico Londo dhe aktorët që e kanë ngjitur në skenë këtë shfaqje janë prirur nga një ambicie artistike.

“Zoti i masakrës” është konsideruar si një nga komeditë më të mira të dhjetë viteve të fundit dhe është nominuar për disa nga çmimet më prestigjioze në kinematografi.

Hipokrizia është tema, që transformohet në një përjetim të gjallë në skenë nga publiku.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë